Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore
Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke arritur në Evropën Qendrore. Insekti, i cili ka qenë prej kohësh i pranishëm në vendin tonë, mbart disa viruse që mund të transmetohen nga njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të tilla si Zika, chikungunya dhe dengue. Një studim i botuar së fundmi në “Global Change Biology” sugjeron se temperaturat në rritje po përshpejtojnë përhapjen e saj më në veri dhe se brenda dhjetë vjetësh mushkonja tigër mund të arrijë në Francën veriore dhe prej andej në Londër. Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit përdorën modele klimatike dhe mjedisore për të monitoruar zgjerimin e A. albopictus në të gjithë Evropën. Rezultatet...