Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, Kolona mbi 10 kilometra në Kalimash
Një trafik i rënduar është shënuar gjatë ditës së sotme në Rrugën e Kombit, ku qindra automjete kanë mbetur në pritje për orë të tëra në afërsi të tunelit të Kalimashit. Shkak për këtë situatë është bërë trau i pagesës në segmentin e koncesionuar të rrugës, i cili nuk ka mundur të përballojë fluksin e lartë të mjeteve. Radha e automjeteve ka arritur deri në mbi 10 kilometra, duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin dhe duke shkaktuar pakënaqësi tek drejtuesit e automjeteve. Fluksi i madh është pasojë e lëvizjes masive të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe zona të tjera, të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre pas përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri dhe bregdetin...