Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se aksioni i pastrimit do të mbahet më 26 gusht dhe do të organizohet  në dhjetë parqe kombëtare e natyrore. “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.