Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ngadalësohet përkohësisht shkrirja e akullit në Arktik
Shkrirja e akullit në Arktik është ngadalësuar ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, raportojnë shkencëtarët, pa pasur një rënie statistikisht të rëndësishme të shtrirjes së tij që nga viti 2005, sipas “The Independent”. ”Ky zbulim është befasues”, thonë ata, ”duke qenë se emetimet e karbonit nga djegia e karburanteve fosile kanë vazhduar të rriten dhe të bllokojnë gjithnjë e më shumë nxehtësi gjatë kësaj kohe”. Ata mendojnë se ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, të cilat kufizojnë shkrirjen e akullit, kanë balancuar rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale. Megjithatë, kjo është vetëm një shtyrje e përkohshme, dhe shkrirja ka shumë gjasa të rifillojë me një ritëm rreth dyfish më të shpejtë brenda 5-10 vitet e ardhshme. Këto gjetje nuk do të thonë se akulli i Arktikut...