Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qarkun e Vlorës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçez. Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rezi Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere. Po ashtu, një tjetër pasagjere...