Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Tjetri, i njëjti
                            Poezi nga Jorge Luis BorgesPërkthyer nga Edon Qesari Tashmë s’do jem i lumtur. Mbase s’ka rëndësi.Ka plot gjëra të tjera në këtë botë;një çast i çfarëdoshëm është dhe më i thellë,më i larmë se deti. Jeta është e shkurtër,orë që zgjasin kaq shumë, njëmrekulli e vrugët na vrojton,vdekja, ai det tjetër, ajo shigjetë tjetërqë prej diellit dhe hënës dhe dashurisëna çliron. Gëzimi që më dhé,e që more mbrapsht, duhet të jetë fshirë;çka qe gjithçka do kthehet te hiçi’ vet.Më mbetet të kënaqem që jam i trishtë,zakon i kotë që më shtyn drejtJugu, drejt njëfarë porte, njëfarë cepi të rrugës./KultPlus.com