Aksidenti në Delvinë-Sarandë, reagon policia: Viktimat 22 dhe 20 vjeç

Aksidenti në Delvinë-Sarandë, reagon policia: Viktimat 22 dhe 20 vjeç

Policia e Delvinës ka reaguar pas aksidentit të rëndë me dy viktima të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Delvinë-Sarandë. Viktimat janë 2 vajza nga fshati Kopaçezë, bashkia Delvinë dhe janë identifikuar si Ela Dhimaku, 22 vjeç drejtuese e makinës dhe Rezi Dhimaku, 20 vjeç pasagjere. Gjithashtu e plagosur rëndë ka mbetur edhe Antonela Zhupa, 24 vjeç pasagjere në mjet. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku. “Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja...