Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe. U goditën nga një 23 vjeçar

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjeçe. U goditën nga një 23 vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, në zonën e njohur si “Pularia”. Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e...