Makinat përplasen “kokë më kokë”, shuhen në aksident tragjik dy vajzat nga Delvina

Makinat përplasen “kokë më kokë”, shuhen në aksident tragjik dy vajzat nga Delvina

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Si pasojë mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rozina Dhimaku, pasagjere. Ndërsa Antonela Zhupa pasagjere, e plagosur. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.