Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sulmi në zemër nuk ka moshë! Kardiologu tregon shenjat dhe mënyrat e parandalimit
Kardiologu Spiro Qirko shpjegoi se sot infarkti nuk është më një problem i moshave të thyera. “Në tre vetë, dy janë obezë, çka i bën shumë të predispozuar për sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Këto probleme po shfaqen edhe tek 30–40-vjeçarët, sidomos për shkak të mungesës së regjimit, konsumit të alkoolit, duhanit dhe shpeshherë drogës”- theksoi ai. Çfarë është sulmi në zemër? Sulmi në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, pasi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Ky oksigjen transportohet nga gjaku përmes arterieve koronare, por kur këto arterie bllokohen nga depozitime yndyrore ose mpiksje, rrjedhja e gjakut ngadalësohet ose ndalet. Ky është momenti kur ndodh infarkti, shpesh me pasoja fatale nëse nuk ndërhyhet menjëherë. Simptomat që nuk...