Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar, ku babë e bir janë përplasur nga një automjet. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Top Channel