Aksident i rëndë në aksin Sarandë- Delvinë, humbin jetën dy vajza

Aksident i rëndë në aksin Sarandë- Delvinë, humbin jetën dy vajza

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur dhe një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa viktima janë dy vajza nga Delvina. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.   Top Channel