Izraeli një hap drejt pushtimit të plotë të qytetit të Gazës, 60 mijë rezervistë të mobilizuar

Izraeli një hap drejt pushtimit të plotë të qytetit të Gazës, 60 mijë rezervistë të mobilizuar

Izraeli ndodhet vetëm një hap larg nisjes së një pushtimi të plotë të qytetit të Gazës, ndërsa forcat izraelite po bombardojnë pa mëshirë zonën, si nga ajri, ashtu edhe me artileri të rëndë. Pas miratimit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë filluar menjëherë zbatimin e planit për të pushtuar qytetin e Gazës dhe, në një fazë të dytë, të gjithë Rripin e Gazës, me zhvendosjen paralele të banorëve palestinezë. Sipas të dhënave nga organizatat ndërkombëtare, në qytetin e Gazës jetojnë të paktën një milion njerëz, çka paralajmëron një përkeqësim të shpejtë të krizës humanitare dhe një rritje dramatike të numrit të viktimave. Siç raporton BBC, banorët në terren flasin për shpërthime të pandërprera në disa zona, ndërkohë që trupat izraelite po...