Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë
Një turist francez 38-vjeçar është shpëtuar pasditen e sotme pranë shkëmbinjve në Gjirin e Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej. Sipas burimeve, pushuesit në zonë njoftuan menjëherë Policinë Kufitare, e cila u nis me shpejtësi nga Dhërmiu dhe arriti në kohë për ta nxjerrë turistin nga uji. I identifikuar si H. Elias, turisti kishte pësuar probleme shëndetësore me shpinën, çka i pamundësonte lëvizjen e pjesës së poshtme të trupit dhe e pengonte të notonte. Pas ndërhyrjes së shpejtë, ai u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Autoritetet kanë falënderuar pushuesit për reagimin e menjëhershëm, i cili ndihmoi në shmangien e një tragjedie të mundshme.