Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr i madh në Zharrëz të Fierit, rrezikohen puset e naftës
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz të Fierit, duke vënë në rrezik serioz një nga puset e naftës që ndodhen në këtë zonë, shkruan A2 CNN. Flakët, të përhapura me shpejtësi nga era e fortë, kanë shkaktuar panik te banorët, pasi afërsia me pusin e naftës paraqiste rrezik të madh. Menjëherë pas sinjalizimit, dy mjete zjarrfikëse të Albpetrolit kanë ndërhyrë duke arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e tij në territorin përreth. Për shkak të natyrës së rrezikshme të zonës, operacioni ka qenë mjaft delikat. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ende nuk ka të dhëna nëse...