Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet

Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet

Liqeni i Shkodrës është një ndër atraksionet më të pëlqyera të turizmit në vend, si një ofertë argëtimi për pushuesit vendas dhe ata të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit mbi liqenin e Shkodrës, i cili njëherësh është i pëlqyer edhe për sportet ujore. Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit. Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899...