Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri i Kanadasë nga Kievi: Nuk përjashtojmë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë për garanci sigurie
Kryeministri kanadez Mark Carney nga Kievi tha se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të propozuara në të ardhmen, korniza e të cilave po përpunohet tani nga Ukraina dhe aleatët e saj. Carney mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelensky. Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se prania e ushtarëve të huaj në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë “do të ishte e rëndësishme“. Çështja e “pranisë, siç thonë ata, të ushtarëve në terren, është e rëndësishme për ne“, tha Volodymyr Zelensky, duke folur përkrah kryeministrit kanadez, i cili po viziton Kievin me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Top Channel