Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Belgjika e kërkonte për trafik droge, Mali i Zi arreston shqiptarin në kufi
Një 41-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në pikën kufitare në Han të Hotit. Mësohet se shqiptari po tentonte të hynte në Mal të Zi ku dhe u prangos në pikën kufitare malazeze në Bozaj, në afërsi të qytetit të Podgoricës, që lidhet me pikën kufitare shqiptare të Hanit të Hotit. 41-vjeçari është identifikuar me inicialet S.X. Sipas medieve malazeze shqiptari ishtë në kërkim nga Belgjika. Ndaj tij ishtë lëshuar një urdhërarresti më datë 25 prill për disa vepra penale ndër të cilat trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale dhe falsifikim dokumentesh. "Oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Kufitare të Podgoricës kontrolluan në pikën kufitare shoferin SX (41), shtetas të Republikës së Shqipërisë, për të cilin, pas verifikimit të të dhënave...