Operacioni “Diamanti Rozë”: Si u vodh dhe u rikuperua brenda 8 orësh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Operacioni “Diamanti Rozë”: Si u vodh dhe u rikuperua brenda 8 orësh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Diamanti roze Një histori që duket si skenar filmi është zhvilluar së fundmi në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25 milionë dollarë u vodh përmes një mashtrimi të sofistikuar, por u rikuperua nga autoritetet vetëm tetë orë më vonë. Tre shtetas aziatikë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, vepruan si “blerës të rremë” të një diamanti të ofruar nga një tregtar evropian. Ata fituan besimin e një tregtari të njohur të gurëve të çmuar përmes takimeve në hotele luksoze dhe u shfaqën të përgatitur për të kryer një blerje reale. Një ekspert u përfshi për të verifikuar origjinalitetin e gurit, duke i dhënë skemës një pamje të besueshme. Kur u vendos që diamanti të dërgohej në një vilë për “finalizimin e...