“Më shpëtoi jetën” / Njerëzit që po i drejtohen inteligjencës artificiale për terapi

“Më shpëtoi jetën” / Njerëzit që po i drejtohen inteligjencës artificiale për terapi

Foto ilustrim Pierre Cote kaloi vite të tëra në pritje në listat e pritjes publike për të gjetur një terapist që ta ndihmonte të përballonte PTSD-në dhe depresionin e tij. Kur nuk arriti të gjente ndihmë, ai bëri diçka që pak njerëz do të kishin menduar: krijoi vetë një terapist. “Ma shpëtoi jetën,” thotë Cote për DrEllis.ai, një mjet i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i krijuar për të mbështetur meshkujt që përballen me varësitë, traumat dhe sfidat e tjera të shëndetit mendor. Cote, që drejton një kompani konsulence për AI në Quebec, tregon për Reuters se ai ndërtoi këtë mjet në vitin 2023 duke përdorur modele gjuhësore të mëdha publike dhe e pajisi atë me “një tru të krijuar me porosi,” bazuar në mijëra faqe...