Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

Bota E Diel, 24 Gusht 2025 18:53 Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të bazohen mbi një konsensus ndërkombëtar, pas takimit të aleatëve të Kievit këtë javë për të diskutuar mbrojtjen e vendit. Në një intervistë për NBC News, Lavrov tha se Moska ka paraqitur propozime për garanci sigurie disa herë, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët. Shefi i diplomacisë ruse shtoi se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, “kur axhenda të jetë gati”. Megjithatë, ai nënvizoi se Kremlini nuk do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje paqeje pa një proces të qartë dhe legjitim. Lavrov vuri gjithashtu në pikëpyetje legjitimitetin...