Maduro i kërkon ndihmë Kinës pasi Trump i dërgoi flotën “te dera”, a do të reagojë Pekini?

Maduro i kërkon ndihmë Kinës pasi Trump i dërgoi flotën “te dera”, a do të reagojë Pekini?

Në mes të tensioneve gjithnjë e më të ashpra mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, presidenti Nicolás Maduro po kërkon të thellojë lidhjet me Kinën, rivalin kryesor ekonomik të Uashingtonit. Gjatë mbylljes së “Kongresit të Parë Pedagogjik të Mësuesve Bolivarianë”, Maduro tregoi publikisht telefonin e tij të ri Huawei, të cilin, sipas tij, ia kishte dhuruar presidenti kinez Xi Jinping. Maduro madje shtoi me humor se përmes këtij telefoni komunikonte drejtpërdrejt me liderin kinez “nëpërmjet satelitit”. “Ni hao, ni hao (përshëndetje). Xiexie, xiexie (faleminderit)”, tha ai, duke imituar një bisedë në gjuhën kineze. Ky veprim, megjithëse simbolik, tregon përpjekjet e qeverisë së Venezuelës për të afruar më shumë Pekinin në një kohë kur presioni amerikan po rritet. Takimi diplomatik dhe qëndrimi i Kinës Vetëm disa...