“1.2 milionë euro falen, qytetarët burgosen”,Balliu akuzon qeverinë për korrupsion:Futen në burg për 10 mijë lekë drita

“1.2 milionë euro falen, qytetarët burgosen”,Balliu akuzon qeverinë për korrupsion:Futen në burg për 10 mijë lekë drita

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun Tiranë, Klevis Balliu, në një postim në Facebook, ka akuzuar qeverinë se ka favorizuar kompaninë e ministrit Blendi Gonxhja, duke I falur 1.2 milionë euro borxhe. Sipas tij, kjo kompani u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer. ndërsa qytetarët burgosen për 10 mijë lekë drita. “Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe. Si pronar i kompanisë Albarent, të regjistruar në emër të gruas së tij, Gonxhe për shtatë vite nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim. Kompania u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara,...