Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbahet në Los Anxhelos ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me AI
Në “Hollivud” të Los Anxhelosit u zhvillua ceremonia e nisjes së thirrjes globale për krijime pamore me inteligjencë artificiale (AI), me temën “E ardhmja e ndritshme e njerëzimit. Në mesazhin e tij në këtë aktivitet, të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Akademia e Filmit e Nju-Jorkut (NYFA), drejtori i përgjithshëm i CMG-së, Shen Haixiong, theksoi që synimi është eksplorimi i rezonancës emocionale mes njerëzve e AI-së përtej kodimit dhe krijimi i vizionit të një të ardhmeje harmonie dhe bashkëjetese midis tyre. Shen vuri në dukje më tej se kjo është një praktikë inovative në prodhimin e videove të fuqizuara nga teknologjia AI, një mundësi për dialog midis qytetërimeve nëpërmjet AI-së dhe një bashkëpunim që lidh partnerët globalë. “Si një grup mediatik i...