E ndjek Barcelona dhe Reali, por “diamanti” i ri i Europës drejt transferimit në Arabinë Saudite

E ndjek Barcelona dhe Reali, por “diamanti” i ri i Europës drejt transferimit në Arabinë Saudite

24 Gusht 2025 17:55 Telesport Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar, 18-vjeçari shënoi 12 gola dhe dha 4 asiste në 40 ndeshje në të gjita kompeticionet për Porton. Barcelona dhe Real Madrid janë dy nga disa klubet e mëdha në Europë që interesohen për yllin e ri portugez, por e ardhmja e tij mund të jetë drejt Arabisë Saudite. Al-Ittihad ka nisur kontaktet zyrtare me Porton për transferimin e Rodrigo Mora. Kampioni në fuqi i Arabisë Saudite është i gatshëm të paguajë klauzolën 70 milionë euro që ka vendosur Porto për 18-vjeçarin. Ndërkohë, agjenti i Rodrigo Mora, Jorge Mendes, është në qendër të diskutimeve. Ai po negocion...