Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dy cm më të mëdhaja dhe nuk do të..”, bisedat në Sky Ecc mes Çopjas dhe Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve
Banda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara rezulton se ishte e përfshirë edhe në tregtinë e armëve. Dokumentet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC tregojnë mënyrën se si funksiononte ky aktivitet paralel. Më 16 shtator 2020, gjatë një bisede mes Çelës dhe Çopjas, ata diskutojnë për një ngarkesë të re dhe shkëmbejnë foto armësh. Çela shprehet se “gjashtë armë janë me silenciator” dhe se, nëse nuk i sjellin pajisjet e tjera, do të fusë vetëm ato gjashtë copë. Në komunikim shpjegohet edhe metoda e maskimit të armëve: ato çmontoheshin dhe fshiheshin në kanaçe, secila pjesë në një kanaçe të veçantë, për të shmangur ngatërrimin gjatë montimit. Çela shton...