Droni ukrainas godet centralin rus, nga sulmet e fundit ajrore shkaktohen vetëm dëme materiale

Droni ukrainas godet centralin rus, nga sulmet e fundit ajrore shkaktohen vetëm dëme materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës në centralin bërthamor Kursk, në perëndim të Rusisë, pasi mbrojtja ajrore e  vendit rrëzoi një dron ukrainas. Nuk u raportuan viktima ose të lënduar, megjithatë kapaciteti i centralit u zvogëlua përkohësisht. Ende nuk ka një deklaratë nga autoritetet në Ukrainë, ndërsa Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë brenda Rusisë në muajt e fundit në përgjigje të goditjeve  të vazhdueshme ruse në vend. Ukraina thotë se sulmet synojnë shkatërrimin e infrastrukturës që është kritike për përpjekjet ushtarake të Moskës. Centrali i Kurskut gjendet 40 kilometra në perëndim të qytetit. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vazhdimisht ka paralajmëruar për rrezikun që shkaktojnë luftimet përreth centraleve bërthamore që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më...