Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

Dhuna në familje, viktimat nuk njoftohen për daljen nga burgu të dhunuesit

Shtatë gjykata në vend u monitoruan për zbatimin e legjislacionit penal, procedural dhe material si dhe të legjislacionit të posaçëm lidhur me veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Problemi më kyç i konstatuar është mosnjoftimi i viktimave për lirimin e dhunuesit nga burgu. “Viktimat takohen rastësisht në rrugë apo në banesën e përbashkët me dhunuesit që e ekspozon përpara një dhune potenciale që mund t’i kanos jetën dhe shëndetin në çdo moment”, u shpreh avokatja Lirie Dina. Tjetër problem mbetet mosnjohja e viktimës me të drejtat procedurale, ndërsa shumë pak prej tyre kërkojnë ndihmë juridike falas. “Sugjerohet që të kemi një unifikim të praktikës së gjykatave të njoftimit të letrave të të drejtave të viktimës. Mungesa...