Bombardime intensive në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli përgatitet të marrë kontrollin e qytetit më të madh

Bombardime intensive në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli përgatitet të marrë kontrollin e qytetit më të madh

Forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore mbi pjesë të mëdha të qytetit të Gazës, mes përgatitjeve për një ofensivë të mundshme tokësore në zemër të enklavës palestineze. Banorët raportojnë për shpërthime të pandërprera në pjesët veriore dhe lindore të qytetit, ndërsa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet për afro një milion civilë që ende ndodhen aty. Trupat izraelite janë rikthyer gjithashtu në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, duke shkatërruar ndërtesa për të parandaluar, siç thotë ushtria izraelite, rikthimin e luftëtarëve të Hamasit në këto zona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 viktima dhe afro 300 të plagosur nga sulmet izraelite. Numri i përgjithshëm i të vrarëve që...