Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthen në flakë një restorant në Angli, pesë të plagosur, arrestohen autorët
Dy persona janë arrestuar nga autoritetet britanike për zjarrvënie në një restorant në Ilford. Zjarri shpërtheu në restorantin “Indian Aroma” në zonën Ilford, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e disa personave. Tre persona u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kërcënuese për jetën, ndërsa dy prej tyre mbeten në gjendje kritike edhe këtë të diel. Sipas Policisë Metropolitane, dy persona të tjerë dyshohet se janë larguar nga vendngjarja përpara mbërritjes së forcave të rendit. Hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar këta individë. Pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga agjencia britanike PA, tregojnë një grup personash me fytyra të mbuluara duke hyrë në restorant dhe duke derdhur një lëng të panjohur në dysheme. Vetëm pak sekonda më pas,...