Dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, arrestohet një person në Zveçan

Dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, arrestohet një person në Zveçan

Prokuroria Speciale njoftoi se është ndaluar një person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. L.M., sipas njoftimit, është dërguar në mbajte policore prej 48-orësh, pasi u ndalua në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. “L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës. Prokuroria njoftoi po ashtu se është bastisur shtëpia e të ndaluarit dhe aty janë gjetur “prova materiale që vërtetojnë veprime inkrimuese të të dyshuarit”. Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në...