Aplikimi për skemën e Investimeve! Nis regjistrimi i fermerëve në Lushnjë, interesi më i lartë për mjete pune

Aplikimi për skemën e Investimeve! Nis regjistrimi i fermerëve në Lushnjë, interesi më i lartë për mjete pune

Në Lushnjë, kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, e cila do të jetë e hapur për një periudhë dy mujore, Fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga subvencionet për zhvillimin e aktiviteteve të tyre bujqësore. Sipas specialistëve, interesi më i madh deri tani është treguar nga fermerët që synojnë të investojnë në mjete pune të përshtatshme me teknologjitë bashkëkohore. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e produktivitetit dhe modernizimin e fermave në zonë. “Fermerët janë të interesuar veçanërisht për pajisje bujqësore moderne, si traktorë të rinj, sisteme ujitjeje, dhe mjete të tjera të mekanizuara që u përgjigjen nevojave të kohës. Kjo skemë është një mundësi reale për ta”, shprehet Kadri Gaxho, specialist në AREB Lushnje. Për fermerët gjithashtu është e rëndësishme plotësimi saktë...