‘Për ju bukë e krypë prore do të ndaj’

‘Për ju bukë e krypë prore do të ndaj’

Poezi nga Enver Gjerqeku  Kodrat e Dukagjinit Po digjen flakë n’zjarr t’blerimitKësulat e fushave t’arta gjiplote.Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’moteVrapojnë me i zanë rrezet e agimit. Si plis me nji sy në cikolet e vetaE vejnë borën për lindje e për dekë,E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë,Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta. O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit,Që dënesni nën ortiqe, breshën e shiE trupin e çlodhni nën hije t’drunit, Në shputat e mia barin tuej e báj,Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’,Për ju bukë e krypë prore do të ndaj. / KultPlus.com