Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Fatos Kongoli: Vjen një ditë kur njeriut i duket se i ka larë hesapet me botën…
Fatos Kongoli Vjen një ditë kur njeriut i duket se i ka larë hesapet me botën, i është mbyllur cikli dhe nuk ka më kuptim të ripërtypë të kalurën. Për më tepër kur në jetën e tij nuk ka diçka që do t’u vlente të tjerëve. Atëherë ç’kërkon, do të pyesni ju.Asgjë. Thjesht një konfesion.Para dy muajsh, miku im Dorian Kamberi, inxhinier mekanik, baba i dy fëmijëve, një mëngjes ia hipi transoqeanikut «Partizani» dhe kapërceu detin familjarisht. Sikur të mos pendohesha çastin e fundit, mbase edhe unë sot do të gjendesha diku në ndonjë kamp refugjatësh në atë vend të ëndërruar, të quajtur Itali, ose gjetkë, nëpër Evropë, andej-këndej, së bashku me turmat e bashkëatdhetarëve të mi. Por çastin e fundit, tek rrinin...