EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet në Fier 19-vjeçari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi në Itali

EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet në Fier 19-vjeçari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi në Itali

Një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar në Fier. Në pranga është vënë shtetasi Zyber Zyka.  19-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim. I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë. NJOFTIMI I POLICISË: Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane. Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale...