Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paralajmërimi: Videot e shkurtra në rrjetet sociale kanë të njëjtin efekt në tru si alkooli
Shikimi i videove në Instagram Reels, TikTok ose videove të shkurtra në YouTube mund të duket si një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën, por neuroshkencëtarët paralajmërojnë se efektet në tru mund të jenë më alarmante dhe shqetësuese nga sa mendojmë. Disa studime sugjerojnë që videot e shkurtra shkaktojnë probleme të ngjashme me substancat që krijojnë varësi si alkooli, ndërsa neurologët në Indi paralajmërojnë për rikonfigurimin afatgjatë të motivimit, përqendrimit dhe madje edhe kujtesës. Studimi i bazuar në FMRI zbuloi se individët me simptoma më të shprehura të “varësisë” nga videot e shkurtra – karakterizohen nga aktivizimi i ulët në precuneus, një zonë e trurit përgjegjëse për reflektimin dhe vetëdijen, dhe reagime me impulsive në vendimmarrje me rrezik (si humbje financiare të mundshme). Kjo...