Video/ Me kokën ulur dhe heshtje përpara gazetarëve, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan përpara syve të 4 fëmijëve mbërrin në gjykatë

Video/ Me kokën ulur dhe heshtje përpara gazetarëve, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan përpara syve të 4 fëmijëve mbërrin në gjykatë

Pandeli Nakoleci, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në qytetin e Volos. Ngjarja tronditi komunitetin lokal, pasi dyshohet se krimi ndodhi para syve të katër fëmijëve të çiftit. Gjatë mbërritjes, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe mbante kokën poshtë. Sipas burimeve, pas vrasjes, i dyshuari u fsheh për më shumë se një ditë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë, ndërsa kishte ndryshuar rrobat dhe nuk mbante telefonin ose mjetet që dyshohet se përdori. Autoritetet lokale nisën një ndjekje intensive, ndërsa arrestimi u realizua pas sinjalizimit të një fqinjit që kishte vënë re lëvizjet e dyshimta të tij. Sipas informacioneve nga hetimet paraprake, nuk ka...