I vendosi zjarrin pyllit në Gramsh, arrestohet një shtetas në Elbasan

I vendosi zjarrin pyllit në Gramsh, arrestohet një shtetas në Elbasan

Një shtetas, me iniciale F.S., është arrestuar në Gramsh pas djegies së një sipërfaqe pylli në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat. Arrestimi u bë me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, dhe i është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, e parashikuar nga neni 206/a1 i Kodit Penal. Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025, kur u raportua se kishte rënë zjarr në një pyll të përbërë nga drurët “Mare” dhe “Cendel”. F.S. deklaroi se kishte vendosur zjarrin bashkë me babain e tij për të shtrirë markushin e ujit për vaditjen e ullinjve dhe se zjarri ishte nën kontroll. Prokuroria sekuestruar një çakmak si...