Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

Aktori legjendar britanik Malcolm McDowell ka folur me sinqeritet për serialin e njohur të Netflix, Emily in Paris, ku luan nusja e tij, Lily Collins. Në një intervistë ekskluzive për People, 82-vjeçari pranoi se seriali i suksesshëm nuk është aspak “tipi i tij”. “Për të qenë i sinqertë, nuk është gjëja ime. Dhe Lily e di këtë shumë mirë,” u shpreh McDowell, duke iu referuar bashkëshortes së të birit, regjisorit Charlie McDowell. Megjithatë, aktori i A Clockwork Orange nuk kurseu lavdet për Collins. “Jam fansi më i madh i nuses time. Ajo është një aktore e shkëlqyer, me një aurë të veçantë dhe një karizëm që e dallon,” tha ai, duke shtuar se kur Lily shfaqet në ekran “nuk sheh askënd tjetër.” Seriali Emily in...