Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të zgjedh kryeparlamentarin pavarësisht se pati tri kandidatura të ndryshme, dy ministra dhe një deputet. Hekuran Murati ishte sërish kandidat i propozuar për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e së dielës. Në përpjekjen e dytë Murati mori 55 vota “për”, 46 ishin “kundër” ndërsa 5 deputetë “abstenuan”. Në propozimin e dytë në votim u hodh Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit. Edhe Nagavci mori 55 vota “për”, 47 ishin “kundër” ndërsa 4 deputetë “abstenuan”. Për herë të parë, Vetëvendosje hodhi propozim një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë. Deputeti Dimal Basha mori 57 vota “për”, 25 ishin “kundër” ndërsa 24 deputetë “abstenuan”. Deri më tani Hekuran Murati ka konsumuar dy raunde votimi ndërsa nga një...