Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tjetër aksident i rëndë në Fier, i riu përplas kalimtarin
Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier. Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.