Alarm në Kursk! Shpërthen zjarri në centralin bërthamor pas rrëzimit të dronit rus, nuk raportohet për viktima

Alarm në Kursk! Shpërthen zjarri në centralin bërthamor pas rrëzimit të dronit rus, nuk raportohet për viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës në centralin bërthamor Kursk, në perëndim të Rusisë, pasi mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi një dron ukrainas, raportoi faqja zyrtare e centralit. Sipas një deklarate të postuar në Telegram, “pajisja shpërtheu” pas përplasjes me centralin, duke shkaktuar një zjarr që më pas u shua nga zjarrfikësit. Nuk u raportuan viktima ose të lënduar, megjithatë kapaciteti i centralit u zvogëlua përkohësisht. Deklarata shtoi se niveli i radioaktivitetit në central dhe zonën përreth nuk ka ndryshuar dhe korrespondon me vlerat natyrore, duke qetësuar shqetësimet për sigurinë bërthamore në rajon. Ngjarja ndodh në një kohë tensioni të shtuar mes Rusisë dhe Ukrainës, ku përplasjet ajrore dhe sulmet me dronë po përkeqësojnë situatën në disa zona strategjike. Top Channel