Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

E hëna e 26 gushtit do të jetë një ditë në nder të Artur Zhejit. Nga ora 10:00 deri në mesditë, në mjediset e Universitetit të Arteve organizohen homazhet për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të publicistikës moderne. Ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Shqipëria humbi një mendimtar të rrallë, analist, gazetar me karrierë të gjatë e të suksesshme, që u largua nga jeta befas në një moshë të re 63-vjeçare, duke lënë një boshllëk në jetën publike. E quante “zonjë madhështore” vdekjen, në shkrimin dedikuar ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë, e një vit më vonë çfarë ai...