Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja është shënuar në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës, ku një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.