Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari, ka trafikuar drogë nga Shqipëria drejt BE
Një 41 vjeçar, është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Edson Jozwik alias Edson Pjetri, të cilit Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: trafikim lëndësh narkotike, pastrim parash, grup kriminal dhe kryerje veprash penale nga grup i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve të SPAK, Edson Pjetri, së bashku me persona të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, dyshohet se ka trafikuar rreth 160 kg cannabis sativa nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Njoftimi: Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit...