Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
24 gusht 1913, kur në Vlorë botohej numri i parë i gazetës ‘Përlindja e Shqipërisë’
Më 24 gusht të vitit 1913 doli numri i parë i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, gazetë, e cila mbështeti Qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Ajo bënte thirrje për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të vetëm. “Përlindja e Shqipëniës” ishte gazeta e parë e shtetit të pavarur shqiptar, botohej dy herë në javë dhe vijoi të botohej për 21 numra deri në vitin 1914. Në artikujt e saj ndër të tjerash, kjo gazetë bënte thirrje për bashkimin e popullit shqiptar. /KultPlus.com