“Ishte një mendje e qëndisur bukur”, Monika Stafa tregon intervistën e fundit me Zhejin: I kujdesshëm në çdo fjali që shprehte

“Ishte një mendje e qëndisur bukur”, Monika Stafa tregon intervistën e fundit me Zhejin: I kujdesshëm në çdo fjali që shprehte

Gazetarja dhe folësja e lajmeve, Monika Stafa, ka kujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale Artur Zhejin, i cili u nda papritur nga jeta pasditen e kësaj të shtune pas një arresti kardiak. Ajo ndau një intervistë që kishte kryer me Zhejin, duke e cilësuar si një njeri të kujdesshëm me një mendje të qëndisur bukur. “ZHEJI, NJË MENDJE E QENDISUR BUKUR Herën e fundit bëmë kështu, pa ngurrim një bisedë me disa pika shtruar para se të nisja xhirimet për dokumentarin e radhës që po përgatisja bashkë me Belen (Belina Budini) për një mik të tij, për të cilin në fund u habita që foli pa zili a ndonjë merak të hidhur. Ishte një mik i hershëm, që cilësisht vura re se...