Plagosje me armë në Lushnjë/ Pronari i lokalit qëllon klientin pas një sherri banal!

Plagosje me armë në Lushnjë/ Pronari i lokalit qëllon klientin pas një sherri banal!

Plagosje me armë zjarri në Lushnjë. Pas një sherri për motive të dobëta, pronari i një lokali në fshatin Çukas ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur klientin e tij. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Ramadan Mënka, ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar Resul Gashi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim 56 vjecari pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 58 vjeçarin, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit.”, njoftimi i policisë.