Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ajo më tradhtonte, çfarë duhet të bëja’/ Pranoi vrasjen e gruas, 40-vjeçari shqiptar pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi
Sot pritet të dalë para gjykatës, Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, ngjarje e ndodhur në Volos të Greqisë, para syve të katër fëmijëve të mitur të çiftit. Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për më shumë se 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes. Autori u arrestua pa bërë rezistencë, ndërsa sapo iu vunë prangat, ai deklaroi: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe?” Hetimet tregojnë se 40-vjeçari e goditi gruan Marjola Nakoleci dy herë me thikë, një herë në qafë dhe një herë në shpinë. Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan forcat e rendit të rindërtonin lëvizjet e tij pas ngjarjes, çka çoi në zbulimin e vendstrehimit...