“Ike mami im, do të na mungosh shumë”, vajza e Mariola Nakolecit mesazh prekës pas vrasjes së nënës nga i ati

“Ike mami im, do të na mungosh shumë”, vajza e Mariola Nakolecit mesazh prekës pas vrasjes së nënës nga i ati

Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të nënës së saj. 36-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty. “Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën. 40-vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, u arrestua nga policia pak metra larg vendit të krimit i fshehur brenda një ndërtese të braktisur. Policia greke thotë se autori i krimit kishte...